Skuadra italiane Milan ka shkëputur bashkëpunimin pas shumë viteve me kompaninë e madhe gjermane, Adidas, por kanë nënshkruar kontratë me kompaninë tjetër të madhe Puma.
“PUMA dhe Milan sot kanë arritur marrëveshje afatgjate bashkëpunimi, që i bënë bashkë dy brende, pasiononte, ikonike dhe ambicioze të industrisë së futbollit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit.
“Marrëveshja hynë në fuqi më 1 korrik, ku PUMA do të bëhet partneri ynë zyrtar, furnizues teknik botëror dhe partner zyrtar për licencim”.
Milan nga kjo marrëveshje me Puma do të përfitojë nga 20 milionë euro në sezon, për dallim nga 12 sa merrte nga Adidas.
Kjo kompani ka kontratë edhe me skuadrat tjera të mëdha si Arsenal dhe Borussia Dortmund.