Milan i ka ofruar një kontratë trevjeçare mesfushorit të Manchester Unitedit, Marouanne Fellaini, sipas gazetave belge.
La Derniere Heure pretendon se propozimi ka mbërritur në zyrat e përfaqësuesve të tij gjatë javës së shkuar.
Nuk është hera e parë që Fellaini përflitet për një kalim në San Siro dhe ai do të ishte një përforcim ideal për trajnerin Gennaro Gattuso.
Klubi italian është në kërkim të një mesfushori me eksperiencë i cili ka fituar trofe dhe mund të sjellë shpirt luftarak në skuadër.
30-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë duke filuar nga 30 qershori pasi do t’i ketë përfunduar kontrata me Manchester United, që po mundohet ta bindë lojtarin të rinovojë por deri tani pa sukses.
Fellaini ka shënuar pesë gola dhe një asist në 23 ndeshje kompetitive këtë sezon.