Milani bën goditjen e parë, rrëmben kampionin e Francës

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Mike Maignan do ta veshë fanellën e Milanit. Portieri 25-vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri më 2026 dhe do t’i kushtojë Milanit 15 milionë euro.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Mike Maignan tashmë mund të konsiderohet lojtar i Milanit.

Milani ka arritur marrëveshje me Lillen për transferimin e 25-vjeçarit, që do të kushtojë 15 milionë euro.

“Mike Maignan do t’i kryejë testet mjekësore orëve të ardhshme te Milani. Ai do të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2026. Milani do të paguajë 13 milionë euro Lillen plus bonuse, në total do të arrijë 15 milionë”, shkruan në ‘Twitter’ Fabrizio Romano.

Milani ka blerë portierin që e bëri kampion Lillen në Francë duke e siguruar portën pasi Gigi Donnarumma është në kontratë vetëm edhe 36 ditë dhe ende nuk ka sinjale se do të rinovojë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme