Milani “blindon” dy lojtarë

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Milani dëshiron të mbajë disa prej lojtarëve kryesorë të këtij sezoni. Klubi kuqezi tash e disa kohë ka nisur negociatat me Hakan Calhanoglun dhe portierin Gianluigi Donnarumma.

Mesfushori Calhanoglu ka kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2021.

26-vjeçarit i është ofruar pagë dukshëm më të lartë për ta vazhduar qëndrimin në “San Siro”.

Në bisedimet për të vazhduar kontratën është edhe portieri Donnarumma. Portieri 21-vjeçar ka kërkuar rritje të pagës për të vazhduar qëndrimin në “San Siro”.

Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme