Skuadra e Milanit është e gatshme të largohet nga Superliga e Evropës, shkruan “The Athletic”, të mërkurën.
Reagimi i klubit vjen pas tërheqjes së gjashtë ekipet angleze, Manchester Cityt, Liverpoolit, Manchester Unitedit, Arsenalit, Tottenhamit dhe Chelseat.
Raportohet se Milani është klubi i parë i treshes italiane që do të tërhiqet, duke e lënë Juventusin dhe Interin në Superligë.
Rrugën e klubeve angleze mund të ndjekin edhe ato spanjolle, por jo të gjitha.
Barcelona kishte një klauzolë që i lejonte të largohej nga Superliga pa penalizim, nëse nuk do të merrte votat e anëtarëve të klubit.
Deri me tani vetëm gjashtë ekipet nga Anglia e kanë konfirmuar tërheqjen.