Milani me shumë gjasa do të ketë në formacion Alessio Romagnolin, Rafael Leaon dhe Zlatan Ibrahimovicin në ndeshjen ndaj Benevento të shtunën në mbrëmje.
Rossonerët vazhdojnë të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër dhe trajneri Stefano Pioli ka disa lajme të mira përpara ndeshjes kundër djelmoshave të Filippo Inzaghit.
Sky Sport Italia shkruan se Simon Kjaer dhe Davide Calabria janë në dyshim për ndeshjen, pasi ata kanë simptoma të gripit.
Nëse rikuperohen me kohë, ata do të luajnë, pasi Romagnoli pritet të fillojë nga minuta e parë gjithashtu.
Nëse Kjaer nuk ia del dot, Fikayo Tomori pritet të zërë vendin e tij përkrah Romagnolit.
Leao pritet të zëvendësojë Ante Rebicin në të majtë të sulmit pas Zlatan Ibrahimovic, i cili është rikuperuar nga një problem muskulor që e mbajti atë jashtë dy humbjeve ndaj Sassuolo dhe Lazio.