Klubi italian, Milani është i lidhur me një transferim të sulmuesin belg të Chelseat, Michy Batshuayi.
Sipas mediumit francez le10sports.com dhe atij italian Calciomercato.it, Rossonerët po shikojnë sulmuesin 27-vjeçar.
Ai sapo është kthyer në Stamford Bridge pas një periudhe huazimi në Crystal Palace, pasi kishte shënuar vetëm dy gola me dy asistime në 20 ndeshje konkurruese këtë sezon.
Batshuayi do të ishte në gjendje të mbërrinte së bashku me Olivier Giroud, por ata do të nënshkruajnë veteranin e Francës vetëm nëse ai arrin të largohet nga Chelsea si një lojtar i lirë.
Kontrata e belgut zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2022, kështu që ai duhet të jetë në dispozicion për një çmim të ulët.
Klubet e tij të mëparshme ishin Standard Liege, Olympique Marseille, Borussia Dortmund dhe Valencia, ku te secila tregoi formë të lartë.