Mesfushori serb kërkohet nga Milani.
Klubi nga Milano është duke i përgatitur 120 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savicin, shkruan La Stampa, përcjellë Gazeta Express.
Sergej pritet të huazohet në San Siro për 40 milionë euro dhe pastaj ta kompletoj kalimin e tij me 80 milionë euro të tjera.
Drejtori sportiv i ri i Milanit, Leonardo, është duke punuar shumë për ta sjellë një mesfushor cilësor në kampin e ‘rossonerëve’.