Edhe pse fitoi 2-1 ndaj Genoas mbrëmë, mediat në Itali raportojnë se Milani do ta shkarkojë Marco Giampaolon.
Trajneri italian ishte në rrezik të pushohej nga puna edhe para ndeshjes që e fitoi fal golave të Theo Hernandes dhe Franck Kessies që shënoi nga penalltia.
Sky Sport Italia raporton se paraqitja e mbrëmshme ndaj Genoas nuk ishte kënaqshme dhe nuk mund ta shpëtojë punën e Giampaolos.
Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban
Drejtorët si, Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini kanë humbur durimin me ish-trajnerin e Sampdorias dhe po mendojnë që ta shkarkojnë atë.
Zgjedhjet e tij befasuan në ndeshjen ndaj Genoas, pasi la jashtë formacionit bazë lojtarët si Rafael Leao, Lucas Paqueta dhe Ismael Bennacer, ndërsa dy të parët u inkuadruan në pjesën e dytë në lojë dhe filluan të krijonin rastet.
Nëse Giampaolo shkarkohet, atëherë në listën e Rossonerëve janë emra si, Stefano Pioli, Claudio Ranieri, Luciano Spalletti dhe Arsene Wenger.