Milani i është bashkuar garës me Juventusin dhe Interin për shërbimet e Alessandro Florenzit të Romës.
Italianit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe Roma ka tentuar ta bindë për vazhdimin e saj.
Prioritet i Florenzit është që të mbetet te klubi i tij i fëmijërisë, por ka kërkuar kontratë pesëvjeçare dhe ngritje të pagës në 4 milionë euro për sezon.
“Gazzetta dello Sport” raporton se nga kjo situatë po tentojnë të përfitojnë Milani, Interi dhe Juventusi, të cilat tashmë kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin.