Miliarderët francezë premtuan shumë, s’e dhanë asnjë cent për Notre Dame

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Miliarderët francezë që bënë bujë me premtimet e tyre publike për rindërtimin e Katedrales Notre Damme në Paris nuk e kanë dhënë asnjë cent, shumica e donacioneve kanë ardhur nga qytetarë amerikanë e francezë thonë zyrtarë e klerit dhe bizneseve.

Zyrtari për media i Notre Dame, Andre Finot, deklaroi se “Donatorët ende nuk kanë paguar, asnjë cent”. Gati një miliardë ishin premtuar nga disa prej kompanive dhe familjeve më me renome franceze, që edhe garonin se kush do të ishte më dorëliri.

Francois Pinault, pronari i kompanisë Artemis, kompania që zotëron edhe markat si Gucci dhe Saint Laurent premtoi 100 milionë. Bernard Arnault, drejtori i LVMH, që zotëron Louis Vuitton dhe Dior u zotua se do të dhurojë 200 milionë aq sa edhe Fondacioni Bettencourt Schueller që menaxhon me thesarin e kompanisë L’Oreal.

Këto para nuk i ka parë kush ende tha zyrtari i katedrales. Puna në rindërtimin e Katedrales së Notre Dame ka filluar që në prill dhe 150 punëtorët paguhen nga fondacione bamirësie që tani kanë derdhur këstin e parë të donacioneve, 3.4 milionë euro për fazën e parë të rindërtimit të katedrales.

Michel Picaud i organizatës bamirëse Miqtë e Notre Dame, njoftoi se 90 % e donacioneve janë dhënë nga qytetarë amerikanë. Ai shtoi se sapo është kthyer nga New York ku kishte mbledhur fonde për organizatën.

Të ngjashme