Ekonomia Online
FUNDIT

Miliarderi japonez turisti i parë në Hënë

Miliarderi japonez turisti i parë në Hënë

Kompania e Elon Musk “SpaceX” ka bërë të ditur planin për udhëtimin e parë privat të një pasagjeri përreth Hënës. Miliarderi japonez dhe manjati i modës Yusaku Maezawa, 42 vjeçar, ka bërë të ditur lajmin përmes një deklarate, ku ka thënë “kam zgjedhur të shkoj në Hënë”. Ky mision është planifikuar për vitin 2023 dhe […]

Kompania e Elon Musk “SpaceX” ka bërë të ditur planin për udhëtimin e parë privat të një pasagjeri përreth Hënës.

Miliarderi japonez dhe manjati i modës Yusaku Maezawa, 42 vjeçar, ka bërë të ditur lajmin përmes një deklarate, ku ka thënë “kam zgjedhur të shkoj në Hënë”.

       customisable-border" dir="ltr" data-scribe="component:card"></p>
View image on Twitter

Ky mision është planifikuar për vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë në Hënë i realizuar nga njerëzit që nga viti 1972.

Udhëtimi do të realizohet me një raketë që ende nuk është ndërtuar, ndërsa Musk ka thënë se ende nuk është 100% e sigurt që ajo mund të fluturojë.

Kompania ka thënë se fluturimi i Big Falcon Rocket (BFR) – një sistem raketor i prezantuar nga Musk në vitin 2016 – përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt mundësisë së udhëtimit në hapësirë për njerëzit.

Moon loop

Të ngjashme