Miliona euro dëme nga protesta në Rrugën e Kombit

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 12:56 | Nga

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri shprehu sot keqardhje për dhunën e ditës së shtunë gjatë protestës për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa tha se dëmi shkon në disa miliona euro.

“Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë. Vetëm për ri asfaltim duhen 11 milionë euro. Aty nuk ishte gjuha e popullit, por një dhunë e motivuar politikisht”, tha ministri Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi se koncesioni nuk është ndonjë gjë e re, pasi është dhënë që në vitin 2016.

“Mirëmbajtja dhe kostot që e shoqërojnë një koncept i panjohur në Shqipëri. Përdorimi i tarifës është parashikuar që në kohën e qeverisë “Berisha”. Tarifa ka qenë e miratuar me kohë, ne duhet ta rikonfirmonim. Mirëmbajtja kërkon 1.5 milion euro për km”, tha ministri Gjiknuri.

Sipas tij, rruga ende nuk ka përfunduar, ndërsa kërkon investim për mirëmbajtje. “Taksa e qarkullimit nuk mjafton për ta mirëmbajtur. Është një aset i kushtueshëm”, u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme