Militantët e lidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS) kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me bomba që ka lënë të vdekur dhjetëra persona në një kishë në veri të Ishullit të Filipineve, si dhe për sulmin në një bazë ushtarake në Nigeri.
Ky grup ka nisur një deklaratë më 27 janar, duke thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në erë, teksa janë zhvilluar shërbimet fetare në një katedrale në Jolo, zonë që kontrollohet nga militantët e IS-it në Filipine, ndonëse kjo zonë është e banuar me shumicë katolike.
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 80 të tjerë janë plagosur në këtë shpërthim.
Një shpërthim ka ndodhur gjatë shërbimeve të kishës, derisa tjetri në një hapësirë për vetura.
Drejtori i policisë rajonale, Graciano Mijares ka thënë se 14 civilë dhe gjashtë pjesëtarë të sigurimit janë vrarë në këtë sulm.
Ishulli Jolo ka qenë shënjestër e sulmeve të militantëve të grupit, Abu Sayyaf, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet.
Ndërkohë, militantët e IS-it ka thënë të kenë vrarë 30 ushtarë nigerianë në një sulm që ka ndodhur më 26 janar në fshatin Logomani.
Megjithatë, një zëdhënës i ushtrisë së Nigerisë ka thënë se sulmi ndaj trupave të këtij shteti është parandaluar dhe janë plagosur vetëm tetë ushtarë.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore, i cili është ndarë nga grupi islamist Boko Haram më 2016, është fajësuar për dhjetëra sulme që kanë ndodhur në muajt e fundit në veri të Nigerisë.