Militantët islamikë i kanë vrarë së paku dhjetë persona dhe i kanë marrë peng dy gra gjatë një sulmi në veri të Nigerisë. Dëshmitarët thanë se cak i sulmit ishin besimtarët e krishterë dhe personat që punojnë për grupet ndërkombëtare të ndihmave.
Sulmuesit ishin veshur me rroba të rreme ushtarake dhe e ndalën kolonën e veturave që ishin duke udhëtuar drejt qytetit Maiduguri.
Ata i ndanë personat që punonin për grupet ndërkombëtare dhe që i takonin besimit katolik si dhe personat që punonin për një grup civil që është themeluar me qëllim të luftimit kundër grupit “Boko Haram”.
Më pas, ata i qëlluan me arë këta persona, duke i vrarë dhjetë prej tyre, përfshirë katër njerëz që punonin për grupet e ndihmave ndërkombëtare.
Nuk dihet nëse sulmuesit kishin lidhje me grupin “Boko Haram” apo ndonjë grup tjetër militant, përfshirë degën e Shtetin Islamik në Afrikën Perëndimore, shkruan “Reuters”.