Milot Rashica nuk do të luajë kundër Gjeorgjisë

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica nuk do të luajë në ndeshjen e parë për Kosovën kundër Gjeorgjisë, njofton Klankosova.tv.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij Norwich City nëpërmjet një komunikate.

Arsyeja e mungesës së tij është që Gjeorgjia gjendet në listën e kuqe të Britanisë së Madhe (COVID-19).

Por, kundër Greqisë më 5 shtator, dhe kundër Spanjës më 8 shtator, do të jetë i gatshëm të luajë.

Të ngjashme