Emri i Mimoza Shkodrës po lakohet së fundmi në medie, më tepër për jetën e saj personale.
Janë projektet e saj muzikore për të cilat shkruhet shpesh por këtë herë nuk u përjashtua mundësia të flitej për një lidhje të mundshme mes saj dhe Seldi Qalliut.
Por një intervist për Prive, Mimoza ka mohuar një gjë të tillë.
”Mimoza fatkeqësisht është ende vetë edhe mezi po pres me ardh ai moment me thanë që jam. Në lidhje se jom lodh tu thanë s’jom, s’jom, s’jom… Unë nuk e di pse kan shkru ka e kanë marrë, une Seldin e kam një koleg, shumë mik të afërt. Dmth nuk ka kurrgjo të vërtetë’’, ka thënë ajo.