Minatorët e “Trepçës” i ankohen Vetëvendosjes

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 16:02 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me deputetin Faton Topalli, kanë takuar sot disa nga minatorët e ndërmarrjes “Trepça” për të diskutuar për ligjin për këtë ndërmarrje.

Organizata joqeveritare “Minatori”, bashkë me sindikatën e minatorëve të “Stan Tërgut” dhe atë të metalurgjistëve kishin kërkuar këtë takim për t’i shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë ligj.

Kërkesat për njohje të përvojës së punës, njohjen e diplomave interne, përfshirja e minatorëve prej vitit 1989 në pronësinë e 20 përqindëshit të aksioneve, janë kërkesa të drejta dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i përkrahë ato, thueht në një njoftim të VV-së, pas takimit.

Deputetët u dakorduan me minatorët që bashkëpunimi do të vazhdojë duke e ditur që Trepça është motor i zhvillimit industrial e ekonomik të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme