Ministri i Financave sot qenka i shqetësuar për tri ligje që janë në Gjykatën Kushtetuese, gjegjësisht:
- Për ligjin mbi tatimin në pronë, me të cilin ua ka dyfishuar faturën e tatimit në pronë qytetarëve të Kosovës e pastaj është munduar që këtë veprim ta kamuflojë me mundësinë e faljes së 100 eurove nga buxhetet e komunave.
- Për ligjin e çmimeve tavan, përmes të cilit po mundohen t’i hedhin “hi në sy” qytetarëve se kinse po bëjnë diçka për ta kontrolluar rritjen e çmimeve, por që edhe vetë e dinë se kjo nuk çon askund.
- Për ligjin për pagën minimale, me të cilin në mënyrën më të paskrupullt i kanë përjashtuar nga rritja veteranët e UÇK-së në këtë kohë të vështirë të rritjes së madhe të çmimeve.
Pra, këto janë çështjet të cilat po e preokupojnë Ministrin e Financave!
Në anën tjetër, Ministri nuk po duket aspak i shqetësuar për
- rritjen ekonomike prej vetëm 2% – më të ultën në dhjetë vite,
- rënien e eksporteve me mbi 10%,
- rënien e investimeve private me rreth 6%, dhe
- mungesën e çfarëdo plani për dalje nga kjo zymtësi që e ka kapluar ekonominë dhe vendin në përgjithësi.
Ministër, leje propagandën e filloje punën!