Infermierët dhe stafi mbështës të cilët ishin angazhuar gjatë pandemisë kanë protestuar për një orë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi nuk janë paguar qe tre muaj. Ata kanë kërkuar vazhdimin e kontratave, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova.
“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, thuhet në një nga pankartat që kishin në dorë.
“Oj Kosovë oj nana ime ndonëse jam i mërguar dashninë tënde zemra kurrë s’ka me harruar”, kanë kënduar protestuesit.
“Ministër ku je, Kosovën ku po e len”, ishte një tjetër thirrje, duke aluduar në vizitat e gjata të ministrit Rifat Latifaj jashtë vendit.