Në Kuvendin e Kosovës kanë mbërritur ministrat e kabinetit Qeveritar, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë mbërritur në Kuvend.
Edhe numër i madh i deputetëve tashmë kanë hy në objektin e Kuvendit. Përderisa në sallën e Kuvendi ende nuk kanë ardhur deputetët, në seancën për mocionin e iniciuar nga LDK-ja.
Seanca është planifikuar që të fillojë në ora 11:00, pas vendimit të djeshëm të Kryesisë, me katër vota për dhe 2 kundër.