Ministrat e mbrojtjes nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi nesër në Kosovë

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Nën organizimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër më 10 shkurt, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Adziq.

Takimi “Regional Alliance on Smart Defence”, do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në fillim të takimit, ora 09:00, do të merren vetëm pamjet me kamera, kurse nga ora 12:00, para mediave të pranishme do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes.

Të ngjashme