Nuk është kryer asnjë nga tetë detyrat për “Trepçën”, të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ua ka dhënë në fillim të muajit tre ministrave të tij.
Ministrat, madje, nuk kanë dhënë siguri se do t’i përmbushin ato, shkruan sot Koha Ditore.
Në formë të shkruar, detyrat u janë dhënë ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, si dhe ministrit të Financave, Bedri Hamza. Ato ishin adresuar pasi, deri tash, nuk është ndërmarrë asnjë nga veprimet që ligji i miratuar një vit më parë, i parasheh për “Trepçën”.