Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim njoftues, ministri Veliu e njoftoi për prioritetet e tijsi ministër i MPBAP, duke përfshirë buxhetin, ngritjen e kapaciteteve të agjencive vartëse të Ministrisë si dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Veliu falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MPBAP-së.
Ndërsa Shefi i Misionit për Kosovë z. Gabriel Di Bella, përgëzoi z.Veliu për emërimin e tij si ministër dhe shprehi vullnetin e tij për bashkëpunim në të ardhmen.