Ministri Anton Quni priti zëvendësministren e re të Mbrojtjes Sadika Kofrc

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot, në ditën e parë të punës, zëvendësministren e Mbrojtjes nga radhët e komuniteteve jo shumicë, znj. Sadika Kofrc, pas marrjes së detyrës me vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Abdullah Hoti. Zëvendësministrja Kofrc shoqërohej edhe nga deputetja e Parlamentit të Kosovës, Duda Bale nga radhët e komunitetit boshnjak. Në pritje ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari përgjithshëm Faruk Geci dhe shefi i Kabinetit të Ministrit Jashar Ramadani.

Ministri Quni, me këtë rast i dëshiroi mirëseardhjeje zëvendësministres Kofrc, të cilën e njoftoi atë, me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe me objektivat e përgjithshme për të ardhmen.                                                                    

Ministri Quni, gjithashtu e njoftoi ministren Kofrc, edhe me integrimin e pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Forcën e Sigurisë të Kosovës. Ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm emërimin e zëvendësministrit të ri të Mbrojtjes nga radhët e komunitetit boshnjak, dhe të cilën e përgëzoi dhe njëherësh i premtoi bashkëpunim në realizimin e detyrave të përgjithshme.                                                                                                             

Nga ana e saj, zëvendësministrja Sadika Kofrc, falënderoi ministrin Quni për pritjen dhe gatishmërinë për ta përkrahur gjatë kryerjes së detyrave si zv. ministre e Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo u zotua se do të angazhohet me të gjitha kapacitet e saja në përmbushjen e të gjitha objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. 

Të ngjashme