Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ishte i ftuar të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për Raportin Financiar të Fondit të Bashkuar për Sektorin e Arsimit për periudhën Janar-Mars 2016 si dhe raportin e Auditimit, Procesi i Rishikimit të Teksteve Shkollore.
Mirëpo ky raportim nuk u realizua për arsye të mungesës së ministrit Bajrami, raporton Ekonomia Online.
Raportimi i ministrit është shtyrë për javën e ardhshme.