Ministri britanik në Kosovë, flet për intensifikimin e bashkëpunimit për sigurinë kufitare

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se e kanë mirëpritur në Kosovë ministrin britanik kundër emigracionit të paligjshëm, Michael Tomlinson.

Ambasada njoftoi se ministri britanik shkëmbeu mendime me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, “se si vendet tona mund ta intensifikojnë bashkëpunimin për sigurinë kufitare”.

“Dy ministrat më pas u nisën për ta parë një demonstrim të mbështetjes praktike të MB përtej kufirit në Vermicë, rrugës për në një konferencë rajonale në Tiranë mbi migracionin ilegal dhe sigurinë kufitare”, njoftoi Ambasada Britanike.

Të ngjashme