Ministri Bytyqi kujton janarin e vitit 1992

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 15:19 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi  ka kujtuar janarin e vitit 1992, muaj ky në të cilin u shtua rritja e presionit ndaj sistemit të arsimit shqip në Kosovë nga ana e regjimit serb.

Në 26 vjetorin e kësaj ngjarje, Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit dhe personat që ndihmuan që gjeneratat e reja të shkollohen në gjuhën shqipe.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Bytyq-it në Facebook:

“Gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 1991/92, gjegjësisht pjesa e dytë e muajit janar të vitit 1992, shënon fazën më kritike të rritjes së presionit ndaj sistemit të arsimit shqip në Kosovë nga ana e regjimit serb.
Në rrethana të ndërlikuara, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave në tërë territorin e Kosovës, bojkotuan mbajtjen e mësimit sipas planprogrameve serbe dhe filluan mbajtjen e mësimit sipas planprogrameve në gjuhën shqipe, çka edhe do të shënojë fillimin e organizimit të arsimit nëpër shtëpi-shkolla.
Në përvjetorin e 26-të të kësaj ngjarje të madhe në historinë e popullit shqiptar, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, për të gjithë ata mësimdhënës dhe nxënës, të cilët gjatë gjithë periudhës së viteve të 90-ta ishin pjesë e sistemit të arsimit të pavarur shqip. Me këtë rast, dua të falënderoj edhe gjithë ata kryefamiljarë, të cilët lëshuan odat dhe shtëpitë e tyre për nxënësit tanë, duke mundësuar kështu që disa gjenerata të mos mbeten pa arsimim në gjuhën amtare”.

Image may contain: 11 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme