Bytyqi nga Kaçaniku: Presim rezultate të mira nga Testi i Arritshmërisë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 13:08 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit,  Shyqiri Bytyqi, ka vizituar nxënësit e klasave të nënta, të cilët i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë në ambientet e gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik, raporton EkonomiaOnline.

Ministri Bytyqi përveç vizitës nëpër klasë për Testin e Arritshmërisë zhvilloi edhe një takim me mësimdhënësit dhe udhëheqësit komunalë.

Ai pas takimit u shpreh se është e nevojshme që të ulen bashkë me mësimdhënësit dhe të diskutojnë e shqetësimet dhe problemet që i kanë.

“Sot jemi në vizitë në gjimnazin ‘Skëndërbeu’ në Kaçanik, shfrytëzuam rastin që së pari të vizitojmë mbajtjen e testit të Arritshmërisë që është në nivel të parë dhe ne dolëm të vizitojmë se si po rrjedhë, testi në këtë shkollë. Në këto vizitat që po i mbajmë në shkollë jo vetëm që po shohim se si po mbahet test nacional por është shumë e nevojshme që të ulem bashkë edhe me drejtorin edhe me drejtuesit lokalë këtu por është shumë ma shumë e rëndësishme që të bisedojmë direkt me mësimdhënësit tanë”.

I pyetur për ecurinë e procesit dhe nëse ka pasur ndonjë problem, ministri Bytyqi tha se shpreson qw do tw ecwn mirw dhe tw ketë rezultate pozitive.

“Aktialisht nuk kami informacion, konsideroj që është fillimi ësntë i mbajtjes se testin, po presim informacionet në kohë se si ka rrjedhë në të gjitha shkollat në Kosovë, por ne shpresojmë që testi të ecë ashti siq është paraparë. Presim rezultate të mira nga ky test.” U shpreh Ministri Bytyqi.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi falënderoi ministrin për vizitën në këtë shkollë gjatë mbajtjes së këtij testi, si dhe për mbështetjen në fushën e arsimit e veçanërisht në infrastrukturën e shkollave.

“Ishte kënaqësi që e patëm ministrin e assimit në komunën e Kaçanikut që pikërisht po e përcjellë ecurinë e Testit të Arritshmërisë pikërisht në këtë shkollë. E falënderojmë ministrin për të gjitha ato shqetësime që i kishin të përbashkëta nga niveli qendror dhe lokal. U dakorduam që bashkërisht të punojmë në avancimin e cilësinë në nivel lokal, njëkohësisht ta falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme që po jep Ministria sidomos në ngritjen e infrastrukturës” u shpreh Ilazi.

Edhe Ibush Vishi drejtor i gjimnazit “Skënderbeu” e falënderoi ministrin për mundësinë që mësimdhënësit të bisedojnë direkt me të lidhur me nevojat dhe kërkesat e tyre. Poashtu tha se ka marr mbështetje nga ministri Bytyqi për fillimin e disa projekteve në këtë shkollë.

“Sot ndodhë të të bëhen dy punë të mira njëkohësisht, një që u zhvillua procesi i Testit të Arritshmërisë, në anën tjetër ministri lejoji që të zhvillohet një bisedë debat me ne në lidhje me nevojat kërkesat shqetësimeve. Duke marrë gjithashtu të gjitha informacionet nga ana e ministrit për të gjitha zhvillimet që po na shoqërojnë edhe për gatishmërinë që të na shoqërojnë siç është ndërtimi i fushës së jashtme sportive e kështu me radhë” u shpreh Vishi”, tha ai.

Poashtu ministri Bytyqi vizitoi shkollën fillore “Idriz Seferi”  ku parashkollorët shënuan “Ditën  e Fëmijëve”.

Të ngjashme