Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka hequr barrën e përgjegjësisë nga MASHT për shqetësimet lidhur me Garën e Ditës organizuar nga koordinatori Nacional për Rini, Rexhep Hoti, raporton EkonomiaOnline.
“’Gara e diturisë’ është programi i i organizuar nga Qeveria dhe i bie barra z Hoti ta prezantojë. Ajo çka kemi bë ne, kemi nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi me Koordinatorin që gara të mbahet nëpër shkolla. Dhe forma e organizimi nuk i takon MAShT-it, por i takon zyrës së koordinatorit. Kemi marrë informacione nga njerëz se si po shkojnë gjërat në teren. Gjatë tërë procesit para se të mbahet testi shqetësimin e kemi pas nga prindërit se teksti nuk është vullnetar por i detyrueshëm dhe pastaj jemi takuar me z.Hotin që ta qartësojë se teksti është vullnetar.
“Çdo drejtori nëse e kishte shprehë shqetësimin para garës e jo pas saj, do kishim marrë masa por shqetësimet kanë qenë pas”.
Këto komente ministri Bytyqi i bëri në Komisionin Parlamentar për Arsim, ku ishte i ftuar bashkë me koordinatorin Nacional për Rini, Rexhep Hoti.