Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka njoftua se ai ka pritur një delegacion nga Koresa e Jugut.
Bytyqi ka thënë se bashkë me delegatët e Koresë së Jugut, ka biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Postimi i plotë:
Sot kam pritur në takim një delegacion nga Korea e Jugut, me të cilët kam biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit.
Biseduam për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve për ta mbështetur arsimimin e të rinjve, si dhe të ofrojnë mbështetje të aktiviteteve të rinisë.
Falënderova mysafirët për punën dhe përkushtimin e tyre që të ofrojnë mbështetje për rininë në Kosovë dhe shpreha gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë që të rinjve t’iu krijohen sa më shumë mundësi për t’u arsimuar dhe për t’u zhvilluar.