Ministri Bytyqi uron 11-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shqyiri Bytyqi, ua ka uruar festën e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë qytetarëve.

Bytyqi në Facebook ka shkruar se duhet të mësojmë, të studiojmë dhe të punojmë me përkushtim në secilën ditë, që Kosovën e vogël si territor, ta bëjmë të madhe si emër në botë.

Postimi i plotë i Bytyqit:

Kosova jonë po feston 11 vjetorin e pavarësisë dhe kjo ditë e madhe bartë në vete shumë emra të heronjve, dëshmorëve e martirëve, bartë në vete djersën dhe mundin e shqiptarëve, punën e palodhshme të intelektualëve.

17 shkurti na e kujton çmimin e lirisë, prandaj, ne duhet të mësojmë, të studiojmë dhe të punojmë me përkushtim në secilën ditë të jetës sonë, që Kosovën e vogël si territor, ta bëjmë të madhe si emër në botë.

Në këtë mënyrë nderojmë të rënët për liri, ata që u bënë krenaria dhe lavdia jonë, ata që u bënë pjesa më e ndritshme e historisë sonë. Vetëm në këtë mënyrë, ne sigurojmë të ardhmen tonë dhe të brezave që do të vijnë pas nesh.Urime Dita e Pavarësisë. Gëzuar për shtetin tonë, për Kosovën tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme