Ferit Idrizi pret në takim ministrin Çeku, merr përkrahje për disa projekte

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 10:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka vizituar Vushtrrinë, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, raporton Ekonomia Online.

Idrizi e ka cilësuar takimin si shumë të frytshëm, pasi nga ministri morën zotimin për përshpejtimin e procedurave për pranim teknik të muzeut të qytetit, dhënien e një epilogu për ish-objektin e gjykatës në afat sa më të shpejtë kohor.

“Po ashtu morëm premtimin edhe për mbështetje të renovimit të palestrës sportive “Jeton Tërstena”, si dhe përmirësimin e infrastrukturës të stadiumit të qytetit ‘Ferki Aliu'”, ka theksuar Idrizi, pas takimit.

Komuna e Vushtrrisë sot shënon Ditën e Dëshmorëve, me ç’rast ka paraparë një varg aktivitetesh, si homazhe e një akademi përkujtimore.

Të ngjashme