Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me stafin e lartë të MFSK-së/FSK-së, sot morën pjesë në shënimin e 19-të vjetorit të masakrës së Reçakut.
Në Kompleksin Përkujtimor ata vendosen lule dhe bënë homazhe te varrezat duke nderuar të gjithë martirët dhe të rënët për Liri.
Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë vizitës në Kompleksin Përkujtimor takuan qytetarët e pranishëm të Raçakut, të cilëve ju shprehën ngushëllimet dhe njëkohësisht edhe krenarinë për familjarët e tyre, duke çmuar lartë sakrificën e të rënëve të Reçakut.
Ministri Berisha ndër të tjera tha se ,,Liria që ne po e gëzojmë sot dhe Pavarësia e Kosovës i kanë rrënjët në gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për shtetin e pavarur të Kosovës”.