Zëvendësuesi i Christine Lagarde, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duhet të vendoset sa më shpejt dhe duhet të vijë nga Bashkimi Evropian, deklaroi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.
Liderët e BE-së propozuan javën e kaluar që Lagarde të marrë postin e Mario Draghi në krye të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në muajin nëntor.
“Kandidati që do të zëvendësojë atë duhet të ketë një mbështetje të gjerë dhe të ketë eksperiencë dhe qëndrueshmëri”, shtoi Le Maire, duke folur para zhvillimit të një takimi të ministrave të Financave të Eurozonës.
Lagarde do të jetë një nga disa gratë që do të drejtojë një bankë qendrore.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, gjatë një konference shtypi përmendi përvojën ndërkombëtare të Lagarde, duke thënë se ajo do të bënte një presidente të “përsosur” të BQE-së.