Derisa kryetari Kadri Veseli është në fazën e filtrimit të ministrave të PDK-së në Qeveri, duke paralajmëruar reformim, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në emisionin Frontal ka treguar se i bindet vetëm kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij dhe me ministrat e tjerë që vinë nga PDK.
Express ka raportuar se Veseli pritet t’i shkarkojë ministrat e PDK’së, që i bindën presidentit Thaçi, ndërsa Ministri Gashi ka theksuae lojalitetin që ka ndaj Veselit.
Ministri Gashi ka bërë të ditur se ai nuk është prej ministrave që i përgjigjet presidentit Hashim Thaçi, duke theksuar se veprimet e tij i bën vetëm në koordinim me shefin e partisë, Kadri Veselin.
“Përkundër që kryetarin nuk e kam epror institucional, për çdo gjë e njoftoj kryetarin e partisë”, ka thënë Gashi,
Tutje, ai ka shtuar se për veprimet e tij, i përgjigjet organeve të partisë dhe kryetarit.
“Për çështje të Qeverisë i përgjigjem kryetarit të partisë dhe kryeministrit sepse e kam epror institucional”, ka shtuar Gashi.