Ministri Hamza pret në takim drejtorin për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të KE-së

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 16:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Christian Danielsson, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë  Christian Danielsson dhe e falënderojë për atë që e ka bërë dhe që po bënë për Kosovën në rrafshin ekonomik dhe politik, raporton EkonomiaOnline.

Sipas ministrit Hamza, Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh në Kosovë sa i përket ndihmës teknike dhe financiare.

Ministri Bedri Hamza e njoftoi Christian Danielsson për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e financave dhe të ekonomisë, ku Ministria e Financave do ta luaj rolin e vet në relacion me përmbushjen e këtyre objektivave të programit të Qeverisë.

Sipas tij, Stabiliteti Makrofiskal i vendit është top prioriteti ynë si Qeveri.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për projektet kapitale të rëndësishme të vendit, si dhe për Planin për Reforma në Ekonomi, ku u bë e ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për implementimin e Planit të saj.

 

Të ngjashme