Ministri Hasani me prodhuesit vendës edhe gjatë fundjavës

Viti | 14 Pri 2018 | 16:51 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, aktivitetin e tij për të mbështetur prodhuesit vendës nuk e ndalë as në fundjavë.

Krahas krijimit të një legjislacioni të përshtatshëm, marrjen e masave mbrojtëse që po e ndihmojnë punën e prodhuesve vendor, ai në vazhdimësi po qëndron afër prodhuesve të vendit për të dëgjuar nga afër problemet me të cilat ata po përballen.

Këtë të shtunë ministri Hasani ka vizituar një fabrikë të përpunimit të drurit. Ministri Hasani gjatë vizitës që i ka bërë fabrikës për përpunimin e drurit “Dardania” në komunën e Vitisë ka premtuar mbështetjen e pakursyer të ministrisë që ai drejton për të mbështetur fuqizimin e prodhimit vendor.

“Hartimi i një legjislacioni të përshtatshëm, masat mbrojtëse që po e ndihmojnë punën e prodhuesve vendor, janë vetëm disa nga aktivitet që ne në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, jemi duke i bërë në mbrojtje të prodhimit vendor”, ka shkruar kreu i MTI-së në faqen tij në Facebook.

“Në këtë kuadër sot gjatë ditës vizitova fabrikën për përpunimin e drurit “Dardania 2” në komunën e Vitisë. Gjatë kësaj vizite u premtova drejtuesve të fabrikës mbështetjen time të pakursyer për të fuqizuar prodhuesit vendor”, ka theksuar Hasani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme