Ministri i Brendshëm akuzon Benzeman: Ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria myslimane”

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin, e ka trazuar rrjetin gjatë ditës së djeshme në lidhje me deklaratën e tij për futbollistin Karim Benzema.

Ai tha se Benzema ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria myslimane”.

“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra islamike dhe po i referohem në mënyrë specifike zotit Karim Benzema i cili ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”, tha ministri i Brendshëm francez.

“Vëllazëria myslimane”, është shpallur terroriste në SHBA, Francë, por edhe shtete tjera.

Deklarata e Darmanin, vjen pasi fituesi i “Topit të artë” reagoi pas bombardimit të spitalit në Gaza, ku vdiqën qindra persona.

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës që janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra e fëmijë”, tha Benzema.

E shkrimi i Karim Benzema, shkaktoi reagime të mëdha.

Të ngjashme