Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, për pak sa nuk e pësoi derisa po vizitonte ushtarët ukrainas – ku një predhë e shkrepur shpërtheu jo larg vendit ku ishte ai.
Është interesant se vetëm pak sekonda para se të ndodhte kjo, Monastyrsky iu drejtua gazetarëve duke thënë se “jemi të gatshëm për çfarëdo skenari në çdo minutë”, transmeton Telegrafi.
E më pas shpërtheu një predhë, pikërisht në kohën kur po inspektonte punën e ushtarëve jashtë istikameve në Novoluganske në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës.
Minister Ministry of Internal Affairs of Ukraine Monastyrsky, a group of MP and 25 foreign journalists came under mortar fire in Donbas.
— Intermarium (@Intermarium2day) February 19, 2022
According to a @radiosvoboda correspondent shells fell 300m from the place where the minister and journalists were. #war #RussianInvasion pic.twitter.com/68vrNlStAW
Mediat e atjeshme raportojnë se predha ishte shkrepur nga forcast e përkrahura nga Rusia, që prej tetë vitesh shkaktojnë probleme të pandërprera.
Ministri ishte veshur me rroba të kamufluara dhe me helmetë në kokë po ecte rrugës, kur predha u shkrep dhe shpërtheu jo larg vendit ku ai ishte.
Moment Mortar Exploded During Ukraine's Interior Minister Tour Of Frontline
— Punch Newspapers (@MobilePunch) February 19, 2022
Ukraine's interior minister, Denys Monastyrskiy, was on Saturday forced to take cover as a dozen mortar shells fell within a few hundred metres (yards) of him. pic.twitter.com/6viODUjGZP
Megjithatë personat që e eskordonin, vrapuan për ta mbuluar me trup me qëllim që të mos i bie ndonjë copë e predhës. Në këtë incident nuk raportohet për të lënduar.