Hekuran Murati jetëson kërcënimin ndaj grevistëve, pagat për gusht janë ekzekutuar pjesërisht

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 17:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

“Kemi konsideruar të padrejtë që të shkojmë në ndalesë uniforme, por kemi dashur të kërkojmë nga komunat të na njoftojnë për vullnetin e lirë të pjesëmarrësve, nëse kanë marrë pjesë në grevë apo jo. Nisur nga këto ne kemi parë të nevojshme dhe të arsyeshme që të shikojmë ato lista, prandaj nuk kemi arritur që të procedojmë me pagesën e pagave në ditën e sotme”, ka thënë Murati.

Në këtë mënyrë ai rikonfirmoi edhe një herë se ata që janë në grevë, nuk do të marrin paga për aq ditë sa kanë munguar.

“Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen. Nuk është kërkuar listë e grevistëve sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBAShK-un”.

Ai ka thënë se lista e anëtarësisë së SBAShK-ut është në thesar.

Ministri i Financave: Mësimi nis nesër, grevistët do të pezullohen nga paga

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë të (jashtë)zakonshme, sot pasdite, ka përsëritur kërcënimin e tij se mësimdhënësit të cilët do të mbajnë grevë nuk do të paguhen.

Murati “njoftoi” se mësimi do të fillojë nesër më 1 shtator, një njoftim që e kishte bërë ministrja e dikasterit përkatës, në një konferencë paradite.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur një konferencë për media, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paralajmërimit për grevë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

“Greva e deklaruar nga BSPK-ja ka krijuar nevojën për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva. Pra për shkk të vonesave, nuk ka arritur të procesohet lista e pagave. Ne çka kemi kërkuar që të na sjellin ata që janë duke punuar në mënyrë që të paguhen. Nuk është kërkuar listë e grevistëve, por vetëm ata që janë në punë”.

“Në disa komuna na kanë thënë se nuk janë në grevë por në pushim, pra mësimdhënësit kanë marrë pjesë në testin e arrtishmërisë”, tha Murati, raporton Ekonomia Online.

Murati tha se shpreson që nesër të fillojë procesi mësimor.

“Deklaratat e mësimdhënësit që janë kundër grevave, dhe në disa institucione tjera, është arsyeja që kemi kërkuar listat e pagave”.

Ai shfaqi mëdyshjen se mësimdhënësit po manipulohen.

“Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në punë”.

Ai po ashtu ftoi të gjithë prindërit që t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë. “Çdo ditë e humbur do të ndikojë te fëmijët”.

Në fund, ministri Murati sërish kërcënoi ata që do t’i përgjigjen ftesës së Sindikatave. Ai tha se të gjithë grevistët do të trajtohen sipas Ligjit për Greva, i cili në nenin 18, sipas tij, parasheh pezullimin nga pagesa.

Të ngjashme