Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me ShBA-në

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të niset drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Maas u ka thënë gazetarëve të mërkurën në Berlin se ai do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe se do të diskutohet “për më pak punë kundër njëri-tjetrit dhe organizim më të madh mes Gjermanisë dhe ShBA-së”.

Prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur udhëheqësinë dy vjet më parë, marrëdhëniet në mes të Gjermanisë dhe ShBA-së janë tensionuar për një varg çështjesh, përfshirë konfliktet tarifore dhe pikëpamjet e ndryshme politike.

Kryediplomati gjerman ka thënë se në “bisedimet me Pompeon do të përfshihet edhe situata në Afganistan, Siri dhe diskutimet për kontrollin e armëve”.

Maas do të vizitojë edhe Kombet e Bashkuara, meqë Gjermania do të udhëheqë Këshillin e Sigurimit të kësaj Organizate në dy vjetët e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme