Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti ish-presidentin Fatmir Sejdiu
Ministri i Mbrojtjes,Rrustem Berisha, priti në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes e falënderoi ish- presidentin Sejdiu për vizitën dhe për kontributin e tij në rrugëtimin e shtetit të Kosovës, e në veçanti të FSK-së.
Berisha më pas e njoftoi ish-kreun e shtetit me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcë e Sigurisë së Kosovës, si edhe tranzicionin e FSK-së në ushtri dhe zyrtarizmin e Ministrisë së Mbrojtjes, njofton Ministria e Mbrojtjes përcjellë Klan Kosova.
Ndërsa, ish-presidenti Sejdiu, pasi e falënderoi ministrin Berisha për pritjen, ai njëherësh uroi ministrin dhe komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën, për zyrtarizimin e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Ish-kreu i shtetit uroi që zhvillim të shpejtë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake, siç u shpreh ai, si element kryesor i konstituimit të shtetësisë së Kosovës.
Fatmir Sejdiu, vazhdoi vizitën e tij edhe në kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës