Ministri i Mbrojtjes: Ushtria s’ka arsye të mos ketë shtrirje në gjithë territorin

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 11:53 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e projektligjit për ministrinë e Mbrojtjes.

Berisha në hollin e Kuvendit tha se tani po hapet një kapitull i ri me të cilin po konsolidohet shteti e Kosovës, pasi tani sipas tij do ta kemi segmentin e mbrojtjes.

“Po hapet një kapitull i ri, në një formë po rrumbullakohet konsolidimi i shtetit të Kosovës, që nga sot ne realisht do të kemi dhe segmentin e mbrojtjes që është shumë i rëndësishëm”.

“…organizimi është i kryeministrit, kryeparlamentarit, presidentit, nuk është e ministrisë sonë. Një gjë ju garantoj se ne do të bashkëpunojmë me gjithë partnerët tanë strategjik, NATO dhe ShBA, me të cilët kemi bashkëpunuar dhe tani, por do të gjejmë dhe fusha tjera”.

“Realisht votimi është dashur që nga sot, unë do të jem prej momentin kur do të hyjnë në fuqi ligjet. Nuk ka arsye të mos ketë shtrirje në gjithë territorin”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/210804513173930/

Të ngjashme