Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok ka paralajmëruar se javën e ardhshme në vend do të jenë në dispozicion 800,000 doza të vaksinës nga kompanitë “Fajzer” dhe “Biontek”.
Kryeministri britanik, Boris Xhonson tha sot se vaksinimet duhet të jenë vullnetare dhe se Qeveria nuk do të vendosë detyrim për vaksinim.
“Unë i inkurajoj fuqishëm njerëzit të vaksinohen, por kjo nuk është në kulturën tonë dhe nuk është ambicia jonë të përshkruajmë vaksinim të detyrueshëm. Kështu nuk i bëjmë gjërat”, tha Johnson.