Ministri i Shëndetësisë udhëton në ShBA, merr pjesë në një konferencë shkencore

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, do të marr pjesë nesër në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio  në SHBA si Profesor vizitues i  Hulumtimeve shkencore, që organizohet në Kolegjin Mjekësor të Nju Jork, në Valhalla, një nga fakultetet  e mjekësisë më të vjetra në SHBA (1861), tash anëtar i Toro Univeristy, një nga Universitetet më të njohura në botë. Kështu thuhet në një komunikatë për medie nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai është ftuar të mbajë ligjëratën kryesore të këtij takimi shkencor me titull: “Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës përmes Qendrave klinike të ekselencës, nga këndvështrimi i kirugut të traumës dhe Kryeshefit të kirurgjisë, tash Ministër i Shëndetësisë së Kosovës”.

 “Gjatë këtij prezantimi, ministri Latifi, do të diskutojë edhe për temat si: “Sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion”, “Roli i qendrave të Ekselencës klinike në zbutjen e pabarazisë në kujdesin shëndetësor”. “Sfidat e kalimit nga Kryeshefi dhe Drejtori i Departamentit të Kirurgjisë në Ministër të Shëndetësisë” dhe “Ngjashmëritë e transformimit të Departamentit të Kirurgjisë dhe sistemit të Kujdesit Shëndetësor si nukleus i transformimit”, thuhet në komunikatë.

 Ne vitin 2020, Ministri Latifi ka marre çmimin inaugural për hulumtime shkencore në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut.

 Në këtë konferencë shkencore, do të marrin pjesë kirurgë të njohur nga mbarë bota, të cilët me prezantimet e tyre do të shpalosin njohuritë dhe përvojat e tyre shkencore, në sistemin shëndetësor botëror, përkatësisht në lëmin e kirurgjisë.

 Ministri Latifi do të bisedojë me lidershipin e Universitetit të Touro-s për bashkëpunim në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore dhe të tjera.

Gjatë qëndrimit në SHBA,  Ministri Latifi do te  vizitoj edhe  Spitalin Ushtarak Ëalter Reed, Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington si dhe Universitetin e Arizonës, ku do të takohet me udhëheqësit e këtyre institucioneve, në kërkim të bashkëpunimit për implementim e qendrave të ekselencës, të parapara me programin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës.

Gjithashtu, ai do të takohet edhe me shumë mjeëkë e lider të komunitetit shqiptar në SHBA për të diskutuar metodat më të mira të kthimit të trurit shkencor shqiptar në SHBA në Kosovë.

 Dr. Rifat Latifi, kirurg i përgjithshëm dhe i traumës, përveç që është Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, është edhe kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe autor i 20 librave shkencor në fusha të ndryshme të kirurgjisë dhe Telemjekësisë.

Të ngjashme