Ministri italian: Nuk ka plan B për daljen nga eurozona

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 13:20 | Nga

Ministri italian për Çështjet Europiane, Paolo Savona, të cilit iu refuzua portofoli i Financave nga ana e presidentit italian për shkak të euroskepticizmit, pohoi sot se nuk kishte një plan B për të nxjerrë vendin nga eurozona.

”Si duhet ta them ? Nuk ka plan B, nuk kam kërkuar kurrë daljen nga euro”, u shpreh ai gjatë një takimi me shtypin e huaj në Romë.

”Çfarë dëshironi më shumë? Sa herë duhet ta përsëris? Dikush me shumë gjasa do të përpiqet të presë ‘jo-në time dhe fjalë të tjera. Është ‘jo’, kështu është. Është e qartë? Pozicioni im është i qartë”, ironizoi ai.

Në librin e tij të fundit, i paraqitur të martën për shtypin e huaj, Savona shprehej se ishte e nevojshme përgatitja e një plani B për daljen nga euro nëse do të ishte i detyruar, në një mënyrë apo në një tjetër.

Ky ekonomist i njohur, 81 vjeç, dhe ish-ministër i Industrisë në vitet ’90 mohoi çdo lloj armiqësie kundër Gjermanisë, por shprehu të drejtën e tij për ta kritikuar.

Kritikat e tij në drejtim të euros dhe Gjermanisë e çuan në fund të majit në vënien e vetos spektakolare të presidentit italian, Sergio Mattarella, pas propozimit të Ligës (ekstremi i djathtë) dhe Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem) për ta emëruar në postin e ministrit të Financave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme