Ministri Konjufca “shkarkon” edhe konsullen e dorëhequr para pesë ditëve

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka njoftuar sot se ka shkarkuar 14 konsuj, në mesin e tyre edhe Diellza Hotin.

Por, Hoti siç merr vesh Insajderi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë me 15 shkurt.

Në letrën e dorëheqjes Hoti shkruan se largohet nga kjo pozitë për arsye personale.

“Me lejoni të ju njoftoj se për arsye familjare/personale mua më duhet të zhvendosem në Oslo, Norvegji për periudhë të gjatë bazuar në këtë rrethanë do t`a kem të pamundur të vazhdoj punën konform detyrave dhe përgjegjësive në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara”.

“Prandaj, nga sot e liroj detyrën time duke ju falënderuar për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe korrektësinë e vazhdueshme”, shkruan në letrën e dorëheqjes se Hotit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme