Ministri Krasniqi thotë se janë siguruar 200 projekte për të rinjtë në 10 komuna të Kosovës

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka realizuar takim me Bankën Botërore ku temë kryesore ishte zhvillimi ekonomik lokal.

Në këtë kontekst Banka Botërore është duke ndihmuar 10 komuna të Republikës së Kosovës me një fond prej 1.71 milion dollarësh ku do të financohen rreth 200 projekte për rinjtë nga grupet e margjinalizuara.

Gjithashtu, në kuadër të projektit, Krasniqi ofrojë mbështetjen e tij dhe MAPL-së për jetësimin e një programi të tillë duke pas parasysh edhe prioritet e ministrisë që janë menaxhimi me pandeminë COVID – 19 përkatësisht impaktin negativ që kjo pandemi ka shkaktuar në sektorin publik dhe privat të nivelit lokal.

Njoftimi i plotë:

MAPL dhe Banka Botërore realizuan takim koordinues për zhvillimin ekonomik lokal
Prishtinë, 19 prill 2021

Sot, gjatë ditës Ministria a Administrimit të Pushtetit Lokal ka realizuar takim me Bankën Botërore ku temë kryesore ishte zhvillimi ekonomik lokal. Në këtë kontekst Banka Botërore është duke ndihmuar 10 komuna të Republikës së Kosovës me një fond prej 1.71 milion dollarësh ku do të financohen rreth 200 projekte për rinjtë nga grupet e margjinalizuara.
Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi falënderojë përfaqësuesen e këtij programi nga Banka Botërore znj Janelle Plummer. Ai shprehu gatishmëri që ministria do të garantojë integritet të procesit të shpërndarjes së këtij fondi tek 10 komuna dhe se është i hapur për bashkëpunimet e radhës në mes ministrisë dhe Bankës Botërore.

Znj. Plummer theksojë rëndësinë që ka mbështetja e institucioneve publike për zbatimin e projekteve të Bankës Botërore në Kosovë, sidomos ato që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat. Në këtë kontekst ajo dha detaje rreth një programi prej 20 milionë dollarësh që Banka Botërore është e gatshme ti ofrojë ministrisë për zhvillimin e qëndrueshëm lokal.

Ministri Krasniqi ofrojë mbështetjen e tij dhe MAPL-së për jetësimin e një programi të tillë duke pas parasysh edhe prioritet e ministrisë që janë menaxhimi me pandeminë COVID – 19 përkatësisht impaktin negativ që kjo pandemi ka shkaktuar në sektorin publik dhe privat të nivelit lokal.

Të ngjashme