Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka vizituar Komunën e Istogut, me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektet e bashkëfinancuara nga MAPL, ecurinë e tyre dhe projektet të cilat do të financohen nga MAPL në të ardhmen në Komunën e Istogut.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete i Komunës së Istogut Valmir Rama ka vizituar Rrugën “Perëndimi” në Gurrakoc, Rrugën “Alush Aga” në Zallq dhe Rrugën “Livadhet e thata” në Shalinovicë.
MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat dhe grupet e margjinalizuara duke synuar pëmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim.